VMRO-DPMNE: Zaev vendosi pengun e tij Kovaçevskin – farsa mbaroi, në LSDM asgjë nuk ka ndryshuar 

Pas zgjedhjes së lideri të ri të LSDM-së, ka reaguar VMRO-ja, nga ku thonë se pikërisht Kovaçevski është ai që duhet të jetë zbatuesi i zaevizmit. Anëtarësia e LSDM-së, sipas tyre, e pa me kë kishte punë, pa se në fakt partia e tyre është e kapur dhe u shndërrua në kompani private të klanit Zaev, transmeton Portalb.mk.

“Prandaj në LSDM pas teatrit të zgjedhjes së liderit të ri, asgjë nuk ka ndryshuar. Zaev dhe zaevizmi ende sundojnë partinë, e njëjta matricë, të njëjtat fraza, të njëjtat politika të dëmshme që çuan në zhytjen e Maqedonisë në krizë korrupsioni, ekonomike, energjetike dhe shëndetësore”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Për këtë arsye, shtojnë nga VMRO-DPMNE, zaevizmi duhet të mposhtet në zgjedhje, pasi vetëm kështu Maqedonia mund të shpresojë në përparim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button