Filmat ‘Zgjoi’ dhe ‘Vera andrron detin’ fituan çmime në Selanik

Dy filma kosovarë kanë marrë çmime në edicionin e 62-të Festivalit të Filmit në Selanik (Thessaloniki International Film Festival– TIFF) në Greqi, transmeton Kallxo.com.

“‘Vera andrron detin’ fiton Çmimin special të jurisë, ndërsa ‘Zgoi’, shpërblehet me Çmimin ‘Fischer’, të publikut në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Selanik”, thuhet në njoftimin e QKK-së.

Festivali TIFF, që nisi më 4 nëntor është mbyllur të dielën në mbrëmje (14 nëntor 2021).

‘Zgjoi’ dhe ‘Vera andrron detin’ janë dy prej filmave më të vlerësuar dhe që po rrëmbejnë çmime në festivale ndërkombëtare.

Pak ditë më parë, filmi “Vera andrron detin”, me regji të Kaltrina Krasniqit mori çmimin “GrandPrix” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tokio, (Tokyo International Film Festival).

Ndërsa “Zgjoi”, fitues i trefishtë në “Sundance Film Festival”, por edhe shumë çmimeve tjera, do të përfaqësojë Kosovën në edicioni e ardhshme të çmimeve “OSCAR” në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button