Kryetarja qytetit të Shkupit Arsovska shfuqizoi kontratën për dekorimin e qytetit gjatë Vitit të Ri

Kryetarja e re e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, shfuqizoi marrëveshjen për dekorimin e Shkupit për Vitin e Ri, transmeton Portalb.mk.

Shkak për ndërprerjen e kontratës, siç mëson Sdk.mk, është kriza e mundshme energjetike dhe kufizimet e mundshme në furnizimin me energji elektrike.

Kontrata për dekorimin e Vitit të Ri u lidh gjatë kohës së kryetarit Petre Shilegov me kompaninë “Link Media Plus” dhe kushton 240 mijë euro.

Vitin e kaluar kryeqyteti u dekorua për Vitin e Ri, por për shkak të pandemisë së kovid-19 nuk pati festë për Vitin e Ri. VMRO-DPMNE-ja më pas kërkoi që Qyteti i Shkupit dhe komunat të heqin dorë nga dekorimet e Vitit të Ri për shkak të pandemisë së kovid-19, gjegjësisht të mos shpenzojnë para nga buxheti për dritat dhe dekorime.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button