VMRO-DPMNE nesër do të kërkojë në Kuvend mocion për votëbesimin e Qeverisë së Zaevit

VMRO-DPMNE sot mbajti konferencë për media, ku kryetari Hristijan Mickoski theksoi që akoma nuk është tërhequr ndonjë nënshkrim për formimin e shumicës parlamentare, transmeton Portalb.mk.

“Zoran Zaev të plotësojë vetëm një premtim që presim që ta realizojë, edhe pse unë personalisht nuk pres. Të hënën, në ora 14:30 do të dorëzojmë nismën deri te Kuvendi”, deklaroi Mickoski, duke theksuar që pret Kryetari i Kuvendit të realizojë afatet ligjore.

Ai theksoi që prej të hënës do të shihet se kush është për rrëzimin e Qeverisë LSDM-BDI.

Kujtojmë se vendi u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajmëroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile. Por, Lëvizja Besa ndryshoi qëndrim, pas vendimi që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa. Vendimi është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button