RMV, KShZ-ja ka pranuar 23 ankesa për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

Në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve deri dje janë dorëzuar gjithsej 23 ankesa për procedurën për votim dhe procedurën e grumbullimit dhe konfirmimit të rezultateve nga rrethi i dytë i zgjedhjeve lokale 2021, transmeton Portalb.mk.

  • Shtatë ankesa nga partia politike TMRO, të cilat i referohen vendvotimeve 1156, 1178, 1157, 1182, 1183, 1176 dhe 1181 në komunën Nagoriçani i Vjetës.
  • Shtatë ankesa janë nga Koalicioni i kryesuar nga LSDM-ja, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet 2966/1 dhe 2958/1 në komunën Shuto Orizarë, vendvotimin numër 1612 në komunën Konçe, vendvotimet 835, 874 dhe 865 në komunën e Koçanit dhe vendvotimin 882 në komunën Çeshinovë – Obleshevë, Koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE ka parashtruar një ankesë, e cila ka të bëjë me vendvotimin numër 1532 në komunën e Probishtipit.
  • Pesë ankesa janë nga partia politike BDI, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet број 2341, 2352 dhe 2355 në komunën Studeniçan, dhe vendvotimet numër 2107 dhe 2108/1 në komunën Zhelinë.
  • Tri ankesa janë nga grupi i votuesve të Enver Pajazitit, të cilat kanë të bëjnë me vendvotimet numër 2037, 2040/1 dhe 2038 në komunën e Bërvenicës.
  • Një ankesë nga Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE, e cila i referohet vendvotimit numër 1532 në komunën e Probishtipit.

Afati për parashtrimin e ankesave për rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale, që u zhvilluan të dielën më 31 tetor, përfundon sot në ora 14:00, informoi kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në konferencën e pardjeshme për shtyp, ku janë publikuar rezultatet e para zyrtare nga zgjedhjet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button