Nesër do të zhvillohen ndeshjet e ligës së parë, dallohet derbi shqiptar në Tetovë

Duke filluar nga ora 13:00, nesër do të zhvillohen të gjitha ndeshjet e javës së 13-të në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, ku është duke udhëhequr në krye të tabelës Shkupi, transmeton Portalb.mk.

Renova – Shkëndija është derbi shqiptar i cili do të zhvillohet në qytetin e Tetovës, derisa Shkupi do të luajë kundër Makedonija Gj.P. në Shkup, ndërsa Struga Trim&Lum do të luajë kundër Pelisterit.

Në ndeshjet tjera, Bregallnica do të luajë kundër Skopjes, Tikveshi kundër Borecit, ndërsa Rabotniçki kundër Akademija Pandevit.

Në krye të tabelës gjendet Shkupi me 29 pikë, pas saj është Renova me 22 pikë, ndërsa Shkëndija gjendet në vendin e pestë me 18 pikë, kurse Struga në vendin e shtatë me 16 pikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button