Allen dhe James i shtojnë jetën Miamit (VIDEO)

Miami Heat gjatë përballjes së gjashtë të finales së play-offit në NBA ka arritur të mposhtë San Antonio Spurs pas kohës shtesë me rezultatin 103:100.

Me këtë fitore kampionët aktual kanë barazuar rezultatin e përgjithshëm 3:3 dhe ka siguruar ndeshjen e fundit atë të shtatë, që është vendimtare për të shpallur kampionin e edicionit të sivjetmë në NBA.

Skuadra nga Teksasi, San Antonio Spurs fitoren e kishte në duart e veta, kur në fund të çerekut të katërt kishte një epërsi prej 13 pikëve, por në atë moment në skenë ka hyrë Lebron James i Miamit. Ai në çerekun e fundit shënoi 16 pikë, por Spurs kishin epërsinë sërsih edhe 26 sekonda para përfundimit të lojës së rregullt prej madje 5 pikëve, por James me një treshe dhe Ray Allen kanë barazuar rezultatin.

James në këtë ndeshje shënoi “triple-double”, me 32 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime,deri sa Spurs dalloi Duncan me 30 pikë e 17 kërcime.

Lajme të ngjashme

Back to top button