Millçin:Tezën për portalet kryeministri mund t’ua shesë vetëm të rinjve të partisë së tij

“Askush nga ne nuk do të mund ta demaskonte lustrimin si gjueti shtrigash më shumë, se ata që ideuan dhe po realizojnë. Lustrimi nuk duhet të jetë hakmarrje dhe përpjekje për t’i  bërë që të heshtin njerëzit.  Në rastin tim ata arrin efektin e kundërt, sepse më stimulojnë edhe më tepër”, thotë në intervistën për Tv Nova, Vlladimir Millçin, regjisor, dhe drejtor i Fondacionit Shoqëri e Hapur Maqedoni.

 Ai, më tej  thekson se intenca e kësaj qeveria është që të ketë opozitë dhe mediume të dëgjueshme dhe ata të cilët nuk janë të dëgjueshëm të heshten me të gjitha mjetet. Milçin pyet se nga çka frikësohet kjo qeveri  kur e ka ndikimin në të gjitha, sferat e jetës, si në parlament, pushtetin ekzekutiv, pushtetin gjyqësor në hapësirën informative.

“Pse ajo frikësohet nga portalet. Nëse është ashtu siç shprehet kryeministri për portalet, çka bën kryeministri për të njëjtat vlerësime që vijnë për qeverisjen e tij nga jashtë vendit dhe kjo jo vetëm nga  OJQ-të, por edhe nga qeveritë. Nuk ka dy muaj që ka dalë raporti nga Departamenti Amerikan i Shtetit.  Ky nuk është OJQ, por Ministri e jashtme e SHBA-së, qeverinë e së cilës kryeministri e trajton si aleat. Domethënë teza e tij nuk qëndron dhe ajo mund të shitet vetëm në parti ose tek Unioni i i Forcave të Reja të VMRO, ndërsa nuk mund ta shesë atë tek qytetarët derisa ekzistojnë portalet.”, thotë Millçin në intervistën tij për TV Nova.

Lajme të ngjashme

Back to top button