Prandeli: Japonia favorite

Trajneri i kombëtares italiane, Çezare Prandeli, ka befasuar me deklaratën e vet, duke thënë se Japonia është favorite ndaj Italisë, në ndeshjen e dytë në grupe për Kupën e Konfederatës. Kjo, pasi sipas tij, Japonia ka pushuar një ditë më shumë dhe ka një trajner italian, që e njeh mirë lojën e tyre.

“Mendoj se Japonia do të ketë një avantazh të lehtë, pasi ata kishin një ditë më shumë pushim se ne. Për më tepër, Alberto na njeh shumë mirë, e di se si punojmë. Pres që ai të ndërtojë një kurth për ne. Besoj se do të shfaqet kundër nesh me një strategji interesante”, deklaroi Prandeli. Japonia duhet të fitojë me patjetër përballë Italisë, pasi në rast të një humbje do të ishte e eleminuar.

“Ne hyjmë në fushën e lojës duke e ditur se kjo është një finale për ne. Do të japim maksimumin pasi e dimë që nëse nuk fitojmë, përfundon gjithçka”, ka bërë me dije trajneri i Japonisë, Alberto Zakeroni.

Lajme të ngjashme

Back to top button