Me derbin shqiptar nesër do të fillojë Java e XI-të e Ligës së Parë në Maqedoninë e Veriut
Java e XI-të e Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut do të fillojë me ndeshjen Shkupi – Renova, respektivisht vendi i parë do të luajë kundër vendit të dytë, transmeton Portalb.mk.
Ndeshja e së shtunës, sikurse edhe ndeshjet e të dielës do të fillojnë nga ora 14:00.
Të dielën do të zvillohen pesë ndeshje:
Makedonija Gj.P. – Struga Trim & Lum
Shkëndija – Rabotniçki
Pelister – Bregallnica
Skopje – Tikvesh
Borec – Akademija Pandev
Në krye të tabelës së Liges së Parë gjendet Shkupi me 23 pikë, e ndjekur nga Renova me 21 pikë. Shkëndija gjendet në pozitën e gjashtë me 14 pikë, po aq sa ka edhe Struga Trim&Lum në pozitën e shtatë.