Senzacioni i ri në kopshtin zoologjik Shkup: Bebja marmozet është rritur mjaftueshëm sa të fotografohet dhe të bëjë modele flokësh

Kur lindi më 26 shtator, marmozeti xhuxh ishte si një thua. Atëkohë, punonjësit e Kopshtit Zoologjik të Shkupit thanë se është aq i vogël sa pothuajse nuk mund të shihet as në kamera. Tashmë ai është rritur mjaftueshëm për t’u mbajtur fort pas prindërve, t’iu bëjë modele flokësh dhe të pozojë para objektivit të Meta.mk, përcjellë Portalb.mk.

“Në kopshtin zoologjik të Shkupit ka dy palë marmozetë, prej të cilave meshkujt janë këtu për më shumë vite, kurse femrat kanë ardhur vitin e kaluar. Kjo është foshnja e parë xhuxh marmozet që ka lindur në Shkup”, tha për Meta.mk zëdhënësja e kopshtit zoologjik Tina Mickovska. Ajo zbuloi se gjinia është ende e panjohur, pasi është shumë e vogël.

Marmozet, Kopshi zoologjik Shkup - Foto: Meta.mk
Marmozet, Kopshi zoologjik Shkup – Foto: Meta.mk

Ndryshe ky lloj majmuni njihet si primati më i vogël i Botës së re. Trupi i marmozetit peshon rreth 100 dhe është mesatarisht rreth 13 centimetra, gjegjësisht siç thotë Mickovska është sa dora e një fëmije.

Ata vijnë nga Bolivia, Brazili, Kolumbia, Ekuadori dhe Peruja dhe zakonisht jetojnë në grupe prej 2 deri në 6 marmozetë. Ushqehen me nektar nga krimbat e miellit dhe insektet e tjera.

Në muajin maj, zemrat e vizitorëve të kopshtit zoologjik të Shkupit i “shkriu” alpaka Dina, e cila gjithashtu është foshnja e parë alpaka e lindur këtu.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button