Sejfullahu fitoi bronz në Kampionatin Evropian (FOTO)

Lajme të mira na vijnë nga Bari i Malit të Zi, ku po zhvillohet Kampionati Evropian për kadetë, pasi që sot mundësi i KM Liria e që po përfaqëson Maqedoninë, Elmedin Sejfullahu është kurorëzuar me medalje të bronztë.

Pa dyshim se deri te arritja e këtij suksesi është derdhur shumë djersë, ndërsa kontribut të madh për këtë kanë i gjithë stafi i KM Liria dhe trajneri e një herit edhe seleksionuesi i Maqedonisë, Sedat Baftiu që kishte punuar me shumë seriozitet me këta të rinj. 

Elmedin Seljfullahu është paraqitur në kategorinë 42 kg, ku para vetës kishte mundës të kalibrit të madh, por Sejfullahu tregoi se nuk ka shkuar në Bari në pushime verore, por për të marrë atë që është me vlerë, pra medalje nga Kampionati Evropian.

Pikërisht luftërat që i mundësuan Elmedinit të arrijë deri te medalja ishin si vijon. Së pari ka mundur grekun e natyralizuar Gregorian me rezultat 4:0 dhe me tush, pastaj në radhë ishte Armet Mardanov nga Azerbajxhani, të cilin gjithashtu e fitoi me tush gjatë rezultatit  5:0, ndërsa rusi Ahkmedov ishte më i mirë se Elmedini, që i ndali dhe rrugën për suksesin më të madh, nga i cili pësoi me 7:0, por kjo ishte dhe si rezultat i luftërave shumë të forta që kishte më herët. Në luftën vendimtare për medalje, Elmedini mblodhi veten, duke marrë këshilla nga stafi i ekipit, e ku arriti të fitoi mundësin nga Gjermania, Viktor Linzi me rezultat 5:2. Ky është një sukses i madh i mundjes shqiptare në Maqedoni, që na jep shpresë të presim dhe suksese tjera dhe se mundja po arrin të merr vendin e merituar pas investimeve që u bënë në këtë sport, me ndërtimin e sallës “Mentaz Allajbegu”.

Sot (19.06.2013), presim që të paraqiten dhe dy mundësit tjerë shqiptarë, janë Samir Rexhepi që do të garojë në peshën 46 kg dhe Adil Adili në peshën 63 kg. Edhe nga këta dy mundës me pak fat në short, presim që gjatë ditës së sotme të marrim lajme të mira.
Paraqitjet e Rexhepit dhe Adilit janë në orën 10:00, gjegjësisht në orën 16:00. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button