Mos dilni nga shtëpia pa nevojë, mot tejet i nxehtë!

Sot Maqedonia është kapluar nga faza e verdhë e nxehtësisë apo faza alerte e cila do të thotë shumë nxehtë.

Temperaturat do të sillen nga 20 deri më 35 gradë celisus.

Indeksi i rrezeve UV do të jetë 9.

Në Shkup do të kemi mot të ngjashëm me temperaturë deri më 34 gradë celsius.

Nga DPHM-ja i përkujtojnë qytetarët t’i respektojnë rekomandimet e përgjithshme për popullatën në raport me mbrojtjen nga ekspozimi direkt i diellit.

Duhet të shmanget qëndrimi i gjatë në vende të hapura në periudhën prej orës 11 deri në orën 16, të mbahet veshje e lehtë dhe e ndritshme, të konsumohet ushqim i lehtë dhe pije, të bëhet kujdes në higjienën e duarve dhe mënyrën e përgatitjes së ushqimit, ndërsa personat e sëmurë kronik rregullisht ta marrin terapinë.

Rrini të qetë, dëgjoni Snoop Dogg. Ditë të mbarë! /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button