Vazhdon dominimi i Spanjës në futboll

Spanja është fituese e Kampionatit Evropian të grupmoshave nën 21 vjeç, pasi në finale e ka mposhtur Italinë me rezultat 4:2 në finalen e zhvilluar në Jerusalem.

Të parët shënuan spanjollët përmes Thiago Alcantara, që në minutën e 6-të, ndërsa pas katër minutash barazuan italianët përmes Ciro Immobile.

Në minutën e 32-të Alcantara shënoi golin e epërsisë për spanjollët ndërsa në minutën e 38-të me golin e shënuar nga penalltia kompletoi het-trikun.

Në minutën e 65-të, spanjollët fituan edhe penalltinë e dytë në këtë takim ndërsa Isco shënoi për 4-1.

Dhjetë minuta para fundit (80’), sulmuesi i Liverpoolit, Fabio Borini, shënoi golin e dytë për italianët, 4-2 dhe me këtë rezultat edhe përfundoi ndeshja.

Lajme të ngjashme

Back to top button