Zaev nga Bërdo: Nëse deklaratat e BE-së nuk kthehen në vepra, do të bëhet dëm i pariparueshëm mbi idenë e madhe evropiane
Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot i filloi aktivitetet e përcaktuara në agjendën e vizitës së tij në Slloveni, me rastin e Samitit të BE-së për Ballkanin Perëndimor që mbahet në Bërdo – Kranj, transmeton Portalb.mk.
Kryeministri Zaev mbajti takim të përbashkët me nënkryetarit e Këshillit Evropian, Sharll Mishell, me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, me Eurokomisarin për Politikë Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varheji, me Kryeministrin e Republikës së Sllovenisë, Janez Jansha dhe me Presidentin e Republikës së Bullgarisë, Rumen Radev.
Në takim u potencua rëndësia e zgjerimit të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, u përshëndet ajo që për Brukselin edhe më tej zgjerimi i Unionit me vendet nga rajoni mbetet prioritet strategjik, që pritet të shënohet edhe në deklaratën e sotme nga Samiti.
Kryeministri Zaev në takim potencoi se popujt e Ballkanit Perëndimor presin që deklaratat e BE-së të kthehen në vepra dhe nëse BE-ja nuk vepron, dëshpërimet te popujt nga rajoni do të jenë të pariparueshme dhe në dëm të madh të idesë së madhe evropiane për bashkësi dhe bashkëpunim.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.
- LEXO: Ofensivë diplomatike në Bërdo për heqjen e vetos bullgare ndaj Shkupit
- LEXO: Para samitit në Bërdo, Merkel dhe Macron do t’i ulin në tryezë Zaevin dhe Radevin
- LEXO: Liderët e BE -së pro rikonfirmimit të angazhimit për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, por pa asnjë afat
- LEXO: Më gjashtë tetor në Slloveni do të zhvillohet Samiti BE-Ballkani Perëndimor
- LEXO: Eskobar: ShBA-të shpresojnë që Shkupi dhe Tirana këtë vit t’i fillojnë negociatat me BE-në
- LEXO: Nisja e bisedimeve me Tiranën e Shkupin brenda vitit, vlerësoi Von der Leyen
- LEXO: Kryetarja e KE-së, Von der Leyen në Shkup: Mos e humbni besimin në BE (VIDEO)
- LEXO: Mitsotakis: Nuk e mbështesim Bullgarinë në bllokadën ndaj Maqedonisë së Veriut