Liderët e BE -së pro rikonfirmimit të angazhimit për zgjerimin e Ballkanit Perëndimor, por pa asnjë afat

Liderët e BE-së janë të vendosur për të rikonfirmuar angazhimin e tyre për zgjerim të mëtejshëm gjatë samitit të gjashtë tetorit BE-Ballkanit Perëndimor, duke ofruar bashkëpunim shumë më të gjerë për rajonin, por duke mos përcaktuar asnjë afat kohor, qëndron në një draft -dokument, te i cili Euractiv ka pasur qasje, transmeton Portalb.mk.

Mediat javës që lam pas raportuan se vendet anëtare të BE-së nuk mund të pajtoheshin më për të garantuar zgjerimin e bllokut me Shqipërinë, Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë.

Pas disa javësh mosmarrëveshje mbi formulimin e deklaratës së samitit, negociatat në prag të samitit në Slloveni duket se kanë dhënë rezultate, me draft dokumentin e fundit që thotë se BE “rikonfirmon angazhimin e saj ndaj procesit të zgjerimit”.

“Ne kujtojmë gjithashtu rëndësinë që BE-ja mund të ruajë dhe thellojë zhvillimin e vet, duke siguruar kapacitetin e saj që të integrijë anëtarë të rinj”, thuhet në dokument.

Sidoqoftë, dokumenti tutje jep detaje mbi një bashkëpunim më të gjerë ekonomik, transport, shëndetësi dhe siguri pa përmendur fjalën “aderim” ose pa ofruar ndonjë afat kohor.

“Kjo deklaratë, siç është paraqitur, po përpiqet të balancojë midis ambicies së zgjerimit dhe kapacitetit të BE -së që të sigurojë zhvillimet e veta”, tha një zyrtar i BE -së përpara samitit.

Përfshirja e fjalës “zgjerim” paraqet një fitore të vogël fitore diplomatike për disa, në radhë të parë për presidencën e Këshillit të BE -së Slloveninë, duke pasur parasysh se dokumentet e mëparshme nuk e kanë përfshirë aspak këtë frazë.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse lëvizja do të jetë e mjaftueshme për sigurimin e vendeve në rajon për besueshmërinë e zgjerimit gjithnjë e më të zbehtë.

Zyrtarët e BE -së pranojnë se kapaciteti i bllokut për integrimin e anëtarëve të rinj nuk është konsiderata e vetme për pranimin e anëtarëve të rinj.

Një zyrtar i BE -së tha se pranimi i zgjerimit në disa shtete anëtare të BE -së “është gjithashtu diçka që udhëheqësit po e konsiderojnë pasi ne jemi në një proces unanim.”

Një zyrtar tjetër i BE -së shtoi se përderisa nuk ka marrëveshje për deklaratën e samitit, strategjia e zgjerimit të BE -së po përballet akoma me pengesa.

“Nuk mund të them se gjithçka është mirë”, tha zyrtari, por theksoi se, megjithatë “patjetër, ka shumë çështje, për të cilat nuk mund të thoni se dera është e mbyllur.”

Franca dhe Holanda kanë qenë prej kohësh pararojë e atyre që janë të kujdesshëm për zgjerimin e mëtejshëm të BE -së. Me zgjedhjet presidenciale franceze që duhet të mbahen vitin e ardhshëm, vëzhguesit e Brukselit shqetësohen se gjasat janë të vogla që të ketë ndonjë lëvizja në çështjen politikisht të ndjeshme.

Përpara samitit, Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas ka bërë thirrje për fillimin e negociatave të pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke thënë se “duhet të dërgohet mesazh i qartë se antarësimi i Ballkanit Perëndimor është qëllim i arritshëm”.

Sllovenia, e cila aktualisht mban presidencën e Këshillit të BE -së dhe do të jetë nikoqire e samitit, kishte kërkuar përfshirjen në bllok të gjashtë shteteve të Ballkanit deri në vitin 2030. Megjithatë, propozimi nuk arriti të fitojë mbështetje dhe nuk do të shfaqet në dokument, përveç nëse liderët e BE-së bien dakord ta përfshijnë atë në minutën e fundit.

Megjithatë, shumë diplomatë të BE-së mendojnë se një afat i tillë kohor nuk do të ishte jorealist.

“Në fund, ne duhet të kemi parasysh se të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor janë në nivele shumë të ndryshme politikisht, që do të thotë se duhet të ketë vullnet politik nga të dyja palët”, tha një diplomat i BE-së për Euractiv përpara samitit.

“Por në mënyrë efektive, është e nevojshme që nga ne të jepen sinjale pozitive në mënyrë të vazhdueshme, të dukshme për qytetarët e atyre vendeve që të mos humbasin shpresën”, tha diplomati.

Samiti gjithashtu do të miratojë Planin Ekonomik dhe të Investimeve (EIP) prej 30 miliardë eurosh, të cilin Komisioni Evropian paraprakisht e vuri në tryezë, i cili do të përqëndrohet kryesisht në ndërtimin e infrastrukturës së re në rajon për të nxitur zhvillimin ekonomik.

I pyetur nëse paketa është çmim ngushëllimi pasi negociatave të bllokuara, një zyrtar i BE -së tha: “Mendoj se ngushëllimi është mjaft i madh, në fakt, kështu që mendoj se nuk është keq nëse merret me ose pa hapjen e negociatave të pranimit”.

Në dokument gjithashtu nënvizohet goditja në praninë në rritje të lojtarëve të tretë në rajone të tilla si Kina, Rusia, shtetet e Gjirit dhe Turqia, duke i shtyrë vendet që marrin mbështetjen e BE -së të jenë më të zëshme në lidhje me të.

Reporterët pa Kufij kishin bërë thirrje që liria e shtypit të jetë një prej temave në samitin e Ballkanit Perëndimor pasi është kusht për bisedimet e pranimit në BE.

“Liria e shtypit nuk duhet të jetë tabu temë në samitin BE-Ballkan”, tha Pavol Szalai, kreu i zyrës së RFS-së BE/Ballkan, duke theksuar se liria e shtypit po bie në të gjashtë vendet që presin antarësimin në BE.

Kujtojmë se, Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.

Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button