MPB e Bullgarisë i ka dorëzuar notë proteste shefit të përkohshëm të ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Sofje

Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Bullgarisë i ka dorëzuar notë proteste shefit të përkohshëm të ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Vladimir Krstevski, për shkak të rastit të vërtetuar të zëvendësimit të përmendores së vendosur bullgare në territorin e fqinjit jugperëndimor, kumtoi MPB-ja bullgare, transmeton Portalb.mk.

Siç raportoi korrespodenti i MIA-s nga Sofja, në takimin e sotëm në ministri, drejtoresha e Drejtorisë së Evropës Juglindore, Vanja Andreeva ka njoftuar u.d shef i ambasadës së Maqedonisë së Veriut se misioni diplomatik bullgar në Shkup ka zbuluar se në oborrin e kishën në fshatin e Prilepit, Klepaç është zëvendësuar përmendorja e vojvodës Velko Skoçivirçeto dhe tetë gjeneralëve të tij, të cilët kanë vdekur në betejën me trupat osmanli në vitin 1904.

Gjithashtu, është zbuluar se është zëvendësuar mbishkrimi në gjuhën literature bullgare, janë hequr pjesë nga teksti autentik dhe disa prej emrave të kryengritësve të vrarë.

Kujtojmë se, kontesti mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për çështje të historisë dhe të gjuhës maqedonase, ka bllokuar procesin eurointegrues të vendit, me çka Bullgaria i vendosi paraprakisht dy here veto Maqedonisë së Veriut, një herë në këshillin e ministave të Jashtëm të BE-së si dhe në Këshillin për Punë të Përgjithshme të BE-së, duke penguar në këtë mënyrë miratimin e kornizës negociuese për fillimin e negociatave të vendit me BE-në. Për zgjidhjen e kontesteve të historisë, komisioni maqedono – bullgar ka mbajtur takime, po nuk kanë arritur të gjejnë zgjidhje. Palët kanë mosmarrëveshje më së shumti rreth identitetit të figurave historike të Mbretit Samoil dhe Goce Delçevit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button