Osmani: Lajmet nga Bullgaria nuk janë inkurajuese

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka pranuar se ka gabuar në vlerësimin se nuk nevojitet qeveri politike në Bullgari që të vijë deri në zgjidhjen e kontestit. Ndërsa lajmet që vijnë nga Sofja për momentin nuk janë inkurajuese, transmeton Portalb.mk.

“Nuk kemi dilemë se jemi pjesë e Evropës dhe se i takojmë BE-së. Fatkeqësisht, nuk kemi lajme inkurajuese nga Bullgaria. Ajo është treguar si faktor i rëndësishëm në zgjidhjen e bllokadës së perspektivës evropiane. Komunikimi mes dy ministrive të Punëve të Jashtme vazhdon, bisedohet, por ajo është sa të mbahet komunikimi dhe të mos krijohet boshllëk i cili më pas duhet të plotësohet. Është e dukshme se nevojitet formimi i qeverisë në Bullgarisë”, tha Osmani.

Sipas tij, tash pritet parashikueshmëri në Bullgari edhe pse, siç tha, teknikisht ka mundësi edhe me qeveri teknike në Sofje të tejkalohen dallimet.

“Unë tërë kohën kam qenë në qëndrimin se qeveria politike nuk është e nevojshme, sepse vendimi politike ishte miratuar në mars të vitit të kaluar dhe vendimi i parë në mars veç më është miratuar dhe konferenca e parë ndërqeveritar duhej të jetë vetëm përmbushje teknike. Por, dukshëm ajo u tregua e pamundur. Situata në Bullgari është e tillë që vendimi nuk mund të miratohet pa institucione politike. Edhe pse lajmet nuk janë inkurajuese, ne do të vazhdojmë të komunikojmë dhe të bindim se rajoni nuk guxon të jetë peng i rrethanave të brendshme politike në cilin do vend anëtarë”, tha Osmani.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button