Deri më tani janë regjistruar mbi një milion qytetarë, ESHS: Nuk ka bojkot të regjistrimit

Deri më 19 shtator në orën 20 janë regjistruar gjithsej 1.037.309 persona, 323.286 amvisëri dhe 438.705 banesa, ndërsa mundësinë për vetregjistrim të personave jashtë vendit deri më tani e kanë shfrytëzuar 193.370 persona. Sipas Entit Shtetëror për Statistikë, qytetarët po regjistrohen në mënyrë masive, ndërsa numrat për refuzim të pretenduar për regjistrim janë të pasakta dhe nuk janë reale, transmeton Portalb.mk.

“Madje edhe te rastet e izoluara të qytetarëve të cilët në moment të parë nuk janë regjistruar, më vonë gjatë kontakteve të mëvonshme kanë realizuar të drejtën e tyre dhe kanë dhënë kontribut të tyre dhe pjesëmarrje në regjistrim”, thanë nga Enti,

Nga Enti informuan se, nuk po shkruhen dënime sepse nuk ka nevojë për atë, duke pasur parasysh se regjistruesit dhe qytetarët në terren bashkëpunojnë në mënyrë të shkëlqyer, kanë deklaruar prej aty për MIA-n.

Regjistrimi ishte edhe një nga temat e TV duelit të mbrëmshëm të liderëve të LSDM-së dhe VMRO – DPMNE-së, Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski. Zaev është i bindur se, regjistrimi do të kryhet me sukses, ndërsa Mickoski vlerëson se ka probleme.

Zaev porosit që të mos shpejtohet dhe u shprehu falënderim qytetarëve të cilët marrin pjesë dhe beson se, ashtu do të jetë deri në fund.

“Sistemi, siç e dini është i sulmuar seriozisht nga hakerët. Atë e dimë të gjithë. Kuptohet punojnë më shumë se pesë mijë regjistrues dhe këtu hetimi nuk mund të jap rezultate konkrete, është e rëndësishme që vendosen bllokada adekuade dhe deri më tani regjistrimi vazhdon të funksionojë me sukses”, deklaroi Zaev.

Ai rikujtoi se, mesatarisht në ditë ka rreth 100 mijë të regjistruar, ndërsa është tejkaluar numri i një milion qytetarëve.

“Mesatarisht kemi rreth 100 mijë të regjistruar. Kemi tejkaluar numrin e një milion dhe 37 mijë qytetarë të cilët janë regjistruar, atë mund ta konstatojë se është e suksesshme. Fokusi duhet të vendoset para së gjithash te personat profesionist, të teknikëve të IT-së të cilët janë mbështetësit në sfond e regjistruesve të cilët shkojnë prej shtëpisë në shtëpi, por janë edhe stabilitet moral i qytetarëve, sepse nëse sistemi bie dhe me të vërtetë nuk mund ta kryeni regjistrimin, krijohen nervoze, situata të pakëndshme dhe ngjashëm”, tha Zaev.

Sipas Mickoskit, aplikacioni ka rënë në mënyrë të vazhdueshme 15 ditët e fundit.

“Regjistrimi ka shumë probleme dhe atë e di Zaevi. Aplikacionit ka rënë në mënyrë të vazhdueshme 15 ditët e fundit dhe regjistruesit në terren nuk mund ta përdorin 24 orë. Ajo është fakt”, deklaroi Mickoski.

Në pyetjen nëse VMRO – DPMNE do t’i pranojë rezultatet e regjistrimit, Mickoski nuk është përgjigjur konkretisht.

“Si mund të pranojmë diçka që nuk kemi parë? Fillimisht ka periudhë kur do të gërshetohen ajo me bazën e të dhënave. Për një vit prej tani, do të dalin ato të dhëna. Por, kontrolli i parë do të jenë zgjedhjet lokale dhe terminalet finger print”, theksoi lideri opozitar.

Regjistrimi i popullsisë, amvisërive dhe banesave në vend zyrtarisht ka filluar më 5 shtator dhe do të marrë pjesë deri më 30 shtator.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button