Mariçiq në Prishtinë, nënshkroi marrëveshje për ndihmë juridike reciproke në lëndët civile midis RMV-së dhe Kosovës

Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, i shoqëruar nga zëvendësministri Agim Nuhiu, sot në Prishtinë pati takim dypalësh me ministren e Drejtësisë të Kosovës Albulena Haxhiu. Në takim u bisedua në thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve në fushën e drejtësisë, por edhe në reformat që Maqedonia e Veriut dhe Kosova po zbatojnë me qëllim që të forcojë drejtësinë dhe sundimin e ligjit, transmeton Portalb.mk.

Ministrat Mariçiq dhe Haxhiu nënshkruan Marrëveshje për ndihmë juridike reciproke në çështjet civile midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, e cila do të lehtësojë ndjeshëm trafikun ligjor midis dy vendeve.

“Vendet tona i lidh bashkëpunimi i mirë ekonomik dhe politik. Sidoqoftë, ura më e mirë midis dy vendeve janë njerëzit që janë shumë të lidhur dhe komunikojnë çdo ditë. Detyra jonë si politikanë është të bëjmë gjithçka që mundemi që ta bëjmë jetën e tyre më të lehtë. Vizita e sotme dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për ndihmën juridike reciproke në çështjet civile, tregon më së miri se ndjekim politika që lehtësojnë qasjen në drejtësi dhe thjeshtojnë procedurat gjyqësore për qytetarët e të dy vendeve”, tha Mariçiq.

Marrëveshja për ndihmë të ndërsjelltë juridike në lëndët civile përcakton edhe rrugën diplomatike të komunikimit, e cila do të mundësojë procedurë civile më të shpejtë dhe më efikase dhe do të lejojë komunikim të drejtpërdrejtë midis autoriteteve kompetente të dy vendeve, me qëllim që të reagojnë shpejt nga institucionet pa qenë e nevojshme që paraprakisht procedurat e detyrueshme të kalojnë nëpër ministritë e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button