Të gjitha masat e reja qeveritare në RMV: Edhe në bastore dhe qendra tregtare me certifikatë vaksine

Në bazë të rekomandimeve nga Komisioni për Sëmundje Infektive, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e mbrëmshme i ka miratuar masat më të reja, protokollet dhe rekomandimet për mbrojtje të popullatës nga COVID-19, njofton Portalb.mk.

Vendimet e Qeverisë:

  • Për hyrje në objektet hotelierike, kafene dhe bare, pa dallim të kapacitetit dhe numrit të vizitorëve/mysafirëve/personave, por edhe për ngjarjet e çdo llojit (festë, dasmë, ditëlindje, koncert, seminar, trajnim, konferencë, ngjarje kulturore apo sportive, bastore, kazino), është e domosdoshme që të disponohet me një prej këtyre dokumenteve: certifikatë/vërtetim për mbarim të imunizimit, gjegjësisht pranimin e së paku një doze të vaksinës; certifikatë për kalimin e COVID-19 në 45 ditët e fundit, duke llogaritur nga dita e shërimit, për personat mbi 18-vjeç.
  • Kjo masë është e obligueshme edhe për organizim, punë dhe prani/pjesëmarrje në çdo lloj ngjarje në ambient të hapur, ku ka më shumë persona, por edhe për hyrje në pjesën e brendshme të qendrave tregtare.
  • Në të gjitha objektet hotelierike, kafenetë dhe baret, ku kapaciteti është më i madh se 30 vizitues, është e domosdoshme të vendoset rend nga shërbimi për kontroll dhe zbatim të masës.
  • Objektet hotelierike me kapacitet më të vogël se 30 persona kontrollin e posedimit të certifikatës të vizitorëve e bëjnë personat e rregullt.
  • Këto masa hyjnë në fuqi pasi të publikohet në “Gazetën Zyrtare”, gjegjësisht nesër.
  • Mbetet në fuqi masa për organizim të dasmave dhe festave në objekte të tipit të mbyllur, ndërkaq të tipit tjetër ngjarjet mund të organizohen deri në 30% të kapacitetit, me obligim që pjesëmarrësit të kenë kovid-dokument.
  • Preh 1 shtatorit 2021, shtetasit e brendshëm dhe të jashtëm mund të hyjnë në Maqedoninë e Veriut nëse paraprakisht në pikën kufitare tregojnë: certifikatë/vërtetim për mbarim të imunizimit, gjegjësisht pranimin e së paku dy dozave të vaksinës; vërtetim për kalimin e kovidit në 45 ditët e kaluara – nga dita e shërimit ose vërtetim mjekësor me rezultat negativ nga RT PCR SARS-CoV-2 test, të bërë 72 orë para hyrjes në territorin e shtetit.
  • Për qytetarët tanë që kthehen në vend pas 1 shtatorit, a nuk kanë PCR test ose vërtetim për vaksinë ose kalim të kovidit, do të vendoset izolim shtëpiak prej 7 ditëve me vendim të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar.
  • Shtetasit e huaj mund të transitojnë në vend në afat prej 5 orëve me deklaratë paraprake të nënshkruar gjatë hyrjes në vend, të cilën duhet ta tregojnë në pikën kufitare gjatë daljes prej shtetit.
  • Qeveria i ka miratuar protokollet për masa preventive gjatë zbatimit të regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe banesave.
  • Me propozim të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, a me miratim të Komisionit për Sëmundje Infektive, në seancën e sotme është miratuar vendim që viti shkollor 2021/2022 të fillojë me prani fizike, me kapacitet të plotë, sipas protokolleve të konstatuara dhe miratuara. Përjashtime nga ky vendim mund të kenë fëmijët me sëmundje të rralla ose pengesa, fëmijët që vijnë nga familjet me sëmundje kronike, me kërkesë të prindërve, por edhe për arsye jomjekësore me leje nga shkolla.
  • Është theksuar se vazhdimisht do të ndiqen gjendjet dhe se si alternativë ekzistojnë dy skenarë: kalimi i mësimit në online ose në mënyrë të kombinuar, nëse vjen deri te ndryshimi i gjendjes epidemiologjike.

Ndryshe, prej dje në Maqedoninë e Veriut kanë hyrë në fuqi masat e reja për parandalimin e shpërndarjes së COVID-19. Qytetarët të cilët, do të gjenden në një objekt hotelierik ose ngjarje pa certifikatë për vaksinim kundër kovid-19 do të paguajnë gjobë prej 250 euro, kurse gjoba për objektin hotelierik shkon nga 2.500 deri në 30 mijë euro, varësisht nga madhësia e objektit, plus 1.500 euro për personin përgjegjës.

  • Deri më 15 gusht, të gjitha objektet e hotelierisë të regjistruara për festimet lejohen të veprojnë brenda, vetëm në përputhje me masat kovid-19, duke lejuar të plotësohet deri në 40% të kapacitetit dhe maksimum 250 mysafirë, sipas protokolleve ekzistues në fuqi.
  • Për klubet e natës, diskotekat, kabaretë, baret, mbetet ndalimi i punës në pjesën e mbyllur të ndërtesës, përveç në pjesën e hapur (tarraca) me 50% të kapacitetit të hapësirës dhe një numër të kufizuar vizitorësh deri në maksimum 1.000 vizitorë, sipas protokolleve ekzistues.
  • Nga 16 gusht, ndalohet puna dhe organizimi i çdo lloji të ngjarjeje në të gjitha objektet e mbyllura hotelierike (dhe kafeteritë), duke përfshirë edhe festimet në objekte hotelierike të regjistruara për festime ose lloje të tjera të objekteve të mbyllura.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button