Nuredini: Vodno më në fund u bë një zonë e mbrojtur dhe mori mbrojtje të integruar

Në seancën e sotme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Mali Vodno, me propozim të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, më në fund mori statusin e një zone të mbrojtur në përputhje me legjislacionin për mbrojtjen e natyrës, duke u bërë kështu një zonë e mbrojtur.

“Mali Vodno ka pritur për një kohë të gjatë marrjen e statusit të një zone të mbrojtur në përputhje me legjislacionin ekzistues për mbrojtjen e mjedisit jetësor, i cili është mjeti i vetëm për të mundësuar një mbrojtje të tillë ligjore të integruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ne kemi punuar shumë për të përmbushur detyrimin tonë për të rivlerësuar dhe shpallur zonat e mbrojtura si Ministri dhe kemi bërë çmos për të siguruar mbrojtje maksimale në përputhje me ligjin. Tani pason procesi i përgatitjes së akteve të nevojshme dhe plani për menaxhimin e masave konkrete, për të cilat do të ketë gjithashtu një proces konsultimi publik dhe ftoj ekspertët dhe të gjithë publikun të marrin pjesë në operacionalizimin e kësaj mbrojtjeje në mënyrë të duhur”, tha Nuredini me rastin e sjelljes së vendimit.

Shpallja e një pjese të Vodnos si zonë e mbrojtur në përputhje me rregulloret kombëtare do të mundësojë: mbrojtje, ruajtje dhe përdorim të qëndrueshëm të vlerave natyrore, Qyteti i Shkupit është caktuar si subjekt menaxhues që do të kujdeset për zonën, dhe do të miratohet një Plan Menaxhimi në të cilin do të përcaktohen të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme për mbrojtjen e natyrës, dhe veçanërisht masat për menaxhimin e hapësirës dhe krijimin e një sistemi masash dhe aktivitetesh për mbrojtjen nga zjarri dhe fatkeqësitë e tjera natyrore, përfshirë masat për mbrojtjen nga erozioni.

Nga MMJPH thonë se duke njohur rëndësinë e jashtëzakonshme të Malit Vodno dhe funksionet e tij të shumta për vendbanimet përreth dhe Qytetin e Shkupit, pas konsultimeve të gjera publike dhe harmonizimit të propozimit, vendimi u ndryshua. Ky vendim parashikon përgatitjen e një Plani Hapësinor të zonës, duke siguruar përmbushjen e detyrimit të vetëqeverisjes lokale për përcaktimin e kufijve të zonave erozive, si dhe ndalimin e ndërtimit të ndërtesave të reja, zgjerimin dhe azhurnimin e atyre ekzistuese dhe zgjerimin e shtrirjes urbane të vendbanimeve në territorin e zonës së mbrojtur – Vodno.

“Është e rëndësishme që Vodno morri mbrojtjen në përputhje me legjislacionin ekzistues, dhe ndërkohë, nëse zhvillohet një ide e re për mbrojtje dhe rregullim më të mirë, ajo gjithmonë mund të propozohet dhe votohet shtesë nga Kuvendi”, tha Nuredini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button