Listat e pavarura letër drejtuar Pendarovskit, kërkojnë të mos i nënshkruajë ndryshimet e paralajmëruara në Kodin Zgjedhor
Lista e pavarur “Qytet human i gjelbër”, e mbështetur nga lista “Më mirë për Tetovën” dhe një grupi të OJQ-ve dhe intelektualëve, i kanë drejtuar letër presidentit Stevo Pendarovski, në të cilën kërkojnë nga ai që të mos i nënshkruajë ndryshime e paralajmëruar në Kodin Zgjedhor. Sipas tyre, ato janë në kundërshtim me rekomandimet e OSBE/ODIHR, transmeton Portalb.mk.
“Me vendosjen e pragut minimal prej 2 përqind nga votuesit e regjistruar që listat e pavarura të kenë të drejtë të kandidohen në zgjedhjet e ardhshme locale, partitë e mëdha vendosin diktaturë të partizmit dhe okupim brutal të hapësirës politike, që është karakteristike vetëm për vendet me regjim dhe jo për demokravitë. Me këtë, i përjashtojnë tërësisht qytetarët dhe në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet I pengojnë të kandidohen për funksione publike. Kërkojmë nga ju të mos lejoni të shkelet demokracia, të mos lejoni diskrimin të qytetarëve dhe të mos lejoni që një pakicë politike e kompremetuar të vendos për kandidatët e pavaurur qytetar”, thuhet në letër.
Ndërkohë, kryeministri Zoran Zaev paralajmëroi sot se, në kuadër të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, listat e pavarura duhet të mbledhin 2 % të numrit të përgjitshëm të votuesve në komunë, për të pas të drejtë për të kandiduar.