Qeveria e RMV-së miratoi edhe pakon e tretë të projekteve dhe marrëveshjeve të miratuara për 34 komuna

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e sotme miratoi pakon e marrëveshjeve për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella mes palëve kontraktuese për mbështetje financiare të projekteve infrastrukturore të komunave nga programi TAV, transmeton Portalb.mk.

Pakoja e tretë përfshin 34 komuna të cilave u janë miratuar projekte me të cilat ato kanë aplikuar për këtë program dhe me të cilat është përfshirë realizimi i ndërtimeve infrastrukturore në interes të drejtpërdrejt të qytetarëve nga komunat e përfshira me këtë pako dhe me atë rrumbullaksohet reaizimi i programit TAV.

“Në këtë seancë Qeveria shqyrtoi dhe miratoi Informatën në lidhje me arritjen e marrëveshjes për rregullimin e të drejtave dhe obligimeve të ndërsjella mes palëve kontraktuese në lidhje me realizimin e projektit – Investim në përmirësimin e terminalit të Aeroportit Shkup dhe Investim në modernizimin dhe zgjerimin e terminalit në Aerportin Ohër, nga shoqata aksionare për ndërtim dhe menaxhimin e hapësirave banesore dhe hapësirave afariste me rëndësi për Republikën – Shkupin dhe e miratoi tekstin e marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e marrëveshjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button