RMV, U prezantua propozimi i parë për riorganizim të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendror

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, sot kryesoi me seancën e nëntë të Këshillit për reformë të administratës publike. Në seancë u prezantuan propozimet, rezultatet dhe rekomandimet nga Projekti “Mbështetje të riorganizimit shtteëror”. Në mënyrë plotësuese, anëtarët e Këshillit për reformë publike, e kanë shqyrtuar raportin e tretë gjysmëvjetor për periudhën janar – qershor 2020 nga Plani aksional i Strategjisë për reformë të administratës publike 2018-2022, si dhe raportin e tretë vjetor për implementim të Planit aksional i Strategjisë për reformë të administratës publike (2018-2022) për vitin 2020, njofton Portalb.

Siç informojnë nga pres-shërbimi qeveritar, kryeministri ka theksuar se riorganizimi i organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese është një nga prioritetet kyçe reformuese për përmirësim të efikasitetit dhe orientimit servisues të administratës publike. Për këtë qëllim, u mbajt edhe seancë tematike e Qeverisë në të cilën hollësisht është diskutuar propozimi i parë Raport i integruar për strukturën organizative të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendrore.

“Në bazë të participimit tuaj aktiv nga java e kaluar dhe propozimet të cilat atëherë, ndërsa edhe në mënyrë plotësuese i ndatë me ministrin e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, nga ana e ekipit projektues është bërë Prezantim i propozimit, rezultatet dhe rekomandimet për strukturën e ardhshme të organeve të administratës shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendror”, informoi kryeministri Zaev.

Eskperti i projektit Aleksandar Antonovs e ka prezantuar propozimin për strukturën e ardhshme të administratës publike.

Ai është përqëndruar në inkluzivitetin e procesit në të cilin kanë qenë të përfshirë të gjithë palët e preokupuara dhe të gjithë ministritë. Në periudhën e kaluar janë bërë më shumë analiza, intervista, takime pune të cilat sollën deri në propozimin e parë për riorganizim të administratës publike. Propozimi për riorganizim në periudhën e ardhshme do të dorëzohet edhe në seancë të Qeverisë.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Jeton Shaqiri e ka prezantuar Raportin e tretë gjysmëvjetor për periudhën janar-qershor 2020 dhe Raportin e tretë vjetor për implementim të Planit aksional të Strategjisë për reformë të administratës publike (2018-2022) për vitin 2020.

Nga Qeveria njoftojnë se si konkluzion nga takimi është se në periudhën e ardhshme Propozimi për strukturën e ardhshme organizative të organeve shtetërore, agjencive dhe shërbimeve inspektuese në nivel qendror do të finalizohet dhe dorëzohet në seancë të Qeverisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button