Ademi dhe Ivon nënshkruan marrëveshje në fushën e mjedisit jetësor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Abdilaqim Ademi  dhe ambasadori i Mbretërisë së Britanisë së Madhe , E.T.  Kristofer Ivon e nënshkruan Marrëveshjen për zbatimin e projektit “Menaxhimi me aderimin drejtë UE-së në fushën e mjedisit jetësor” që është i financuar nga Qeveria e Britanisë. 

Projekti “Menaxhimi me aderimin drejtë UE-së në fushën e mjedisit jetësor “  ka për qëllim që ta mbështes Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor në aktivitetet përgatitore për negociatat aderuese me UE në fushën e mjedisit jetësor.

“Në kuadër të projektit do të bëhet  një shqyrtimi i  strukturave, mekanizmave dhe aftësive që janë të nevojshme të vendosen për planifikimin dhe koordinimin e negociateve aderuese për anëtarsim në UE. Me projektin në mënyrë të drejtpërdrejt do të veprohet në përforcimin e kapaciteteve për negociata në nivel qendror dhe lokal, veçanërisht  në procesin e sigurimit të akcioneve mirë të planifikuara të cilat të çojnë në plotësimin e kushteve për anëtarsin në UE”, ka thënë ministri Ademi.

Ai ka falenderuar Qeverinë dhe ambasadën britanike  për ndihmesën që po japin për realizimin e këtij projekti , duke shtuar se mbështetja e tyre do tëna ndihmojë për vlerësimin e kapaciteteve tona administrative dhe përmirësimin e  menaxhimit në këtë sektor.

Lajme të ngjashme

Back to top button