BFI: Ka forca të errëta që janë kundër Islamit dhe shqiptarëve

Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë H. Sulejman ef. Rexhepi thotë se, në Maqedoni akoma ekzistojnë forca të errta të cilat punojnë kundër shqiptarëve dhe fesë islame.

“Bashkëjetesa është e domosdoshme, toleranca është e domosdoshme, toleranca është e preferuar në parimet islame, jo toleranca është joislame. Neve na pengojn shpirtrat islamofob, shpirtrat të cilët janë antishqiptar, për fat të keq në vendin tonë ende do të ballafaqohemi me forca të errëta, andaj dhasht Zoti që të gjithë ata që janë ushqyer me islamofobi dhe antishiptarizëm në shpirtrat e tyre të lëshon mëshirë dhe fillojnë të zbuten, sepse rrugëdalje tjetër nuk kanë,” deklaroi kreu i BFIM-së.

Ai theksoi se edhe institucionet e shtetit po diskriminojnë BFIM-në dhe besimtarët mysliman në vend, raporton agjencia e lajmeve INA.

“Ne nuk e kemi ndërmend të ndalemi këtu por do të vazhdojmë të kërkojmë dhe mbrojmë atë që na takon, do ta mbrojmë kulturën tonë, fenë, do ta ruajmë identitetin tonë dhe do ti kërkojmë të drejtat që na takojnë”- u shpreh H. Sulejman ef. Rexhepi gjatë inaugurimit të xhamisë së re në lagjen Butel II të Shkupit.

Bashkësia Fetare Islame (BFI) dy herë rradhazi ka bojkotuar Konferencën e Dialogut Ndërfetar dhe Ndërkulturor, organizuar nën kujdesin e Qeverisë dhe të Ministrisë së Kulturës.

BFI-ja e Maqedonisë thotë se, ka një mijë arsye për ti thënë JO kësaj konference, e cila gjithsesi se paraqet vetëm një dyfytyrësi e llojit të veçantë, sepse në Maqedoni mund të ketë gjithçka por jo dialog ndërfetarë dhe ndërkulturorë mes komuniteteve që jetojnë dhe veprojnë në Maqedoni.

Lajme të ngjashme

Back to top button