Hasan Rohan presidenti i ri i Iranit

Hassan Rohani tha sot se zgjedhja e tij për president të Iranit ishte “një fitore e maturisë karshi ekstremit”.

Mijëra iranian kanë festuar në rrugët e Teheranit fitoren e Rohani, pasi rezultatet u bënë të ditura të shtunën.

Ish-negociatori bërthamor Hassan Rohani llogaritet si një klerik i moderuar, është përkrahur në zgjedhjet presidenciale të së premtes nga Lëvizja Reformatore, ndërsa fitoi 50.7% të më shumë se 36 milion votuesve.

Rohani ka thirr fuqitë e mëdha që ta trajtojnë Iranin me respekt dhe t’ia njohin të drejtat e veta.

Shtetet Perëndimore kanë mirëpritur me maturi presidentin e ri iranian.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur gatishmëri për angazhime “direkte” për të zgjidhur dyshimet se Irani po prodhon armë nukleare.

Izraeli ndërkaq, i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të mos e ul presionin kundrejt Teheranit, sa i përket programit bërthamor.

Lajme të ngjashme

Back to top button