Në Taksim mbetet vetëm një numër i vogël i policëve

Në mëngjesin e sotëm, në sheshin e Stambollit Taksim, mbetëm vetëm një numër i vogël i policëve, ndërsa banorët e qytetit tashmë mund të kalojnë përmes tij dhe përmes parkut Gezi, transmetuan mediat ruse.

Në dy ditët e fundit, Taksimi ishte tërësisht i bllokuar nga forcat e rendit. Shërbimet komunale e pastruan rajonin e sheshit dhe mbollën lule të reja rreth përmendores në qendër të Taksimit. Në rrugët pranë sheshit, megjithatë, ende mund të vërehen shenja nga përleshjet.

Pas protestave të natës së kaluar, nëpër rrugët rreth sheshit në Stamboll, në mëngjes në përgjithësi, situata është e qetë, potencojnë agjencitë.

Mbi 600 persona dje ishin arrestuar në Stamboll dhe Ankara gjatë demonstratave antiqeveritare, kumtuan burime nga odat e avokatëve në të dy qytetet, transmetuan mediat franceze.

Pas marrjes në pyetje të arrestuarit janë liruar ose janë nxjerrë para prokurorisë, potencuan burimet. Televizioni privat turk HTV kumtoi se në mëngjes forcat turke për reagim të shpejtë i kanë prishur tendat e demonstrantëve në qytetin Eskishehir, në Turqinë veriperëndimore. Rreth 250 tenda ishin ngritur dhe ishin ngarkuar në kamion. Policët kanë përdorur topa të ujit dhe gazlotsjellës ndaj demonstrantëve. Ka shumë të arrestuar. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button