Zbriten për 1 denar çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë  ka vendosur sot , uljen  çmimit të derivateve të naftës, për 1 denar për litër. 

Sipas vendimit të këtij Komisioni, Eurosuperi BS-95 prej sonte do të kushtojë 79 denarë për litër, Eurosuper IBS-98 , do të shitet me 80,50 denarë për litër, Eurodizeli 66,50 denarë për litër dhe nafta ekstra e lehtë apo D-2 në tregun me pakicë do të kushtojë 55, 50 denarë për litër.

Zbritja e çmimit përfshin edhe  mazutin, i cili  do të shitet për 40 denarë për kilogram. 

Lajme të ngjashme

Back to top button