Nikoliq: Serbia është miku më i madh i Maqedonisë

“Maqedonia asnjëherë nuk do të ketë mik më të madh dhe më të sinqertë se Serbia”, deklaroi presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliq, gjatë vizitës së lamtumirës të ambasadorit të Maqedonisë në Serbi, Lubisha Georgievski.

Nikoliq më tej falënderoi Georgievskin për kontributin e tij në marrëdhëniet mes dy shteteve, për të cilat thotë se “janë ngritur në një nivel të lartë”.

Sipas tij, kjo marrëdhënie veçanërisht shihet në përmendoren e riparuar të Zebërnjakut dhe se vitin e kaluar, për herë të parë në Maqedoninë e pavarur, një festë serbe u shënua zyrtarisht në territoret e Maqedonisë.

Ambasadori i Maqedonisë, Georgievski, e falënderoi presidentin Nikoliq për bashkëpunimin e shkëlqyer për zhvillimin e marrëdhënieve në mes të dy vendeve, duke shpresuar se edhe më tej do të bashkëpunohet për afrimin e dy shteteve dhe popullit të tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button