Shpallet konkursi për student vullnetar nëpër institucione shtetërore

Të gjithë studentët e Republikës së Maqedonisë do të mund të paraqiten në shpalljen deri me 21 qershor për vullnetar nëpër institucionet shtetërore, ku për çdo muaj mund të marrin pagë prej 4 mijë deri 4.500 denarë.

Zëdhënësi qeveritar Aleksandar Gjorgjiev, informon se të interesuarit në aplikacion duhet të shkruajnë letër motivuese, biografi të shkurtër dhe kopje të indeksit.

Ata që do të pranohen do të fillojnë të punojnë nga 1 korriku si vullnetar, ndërsa punësimet zgjasin dy muaj e gjysmë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button