Ish gazetari bullgar i BBC kërkon shtetësinë e Maqedonisë

Ish korenspondenti i BBC nga Sofia, Hristo Kazashki ka kërkuar shtetësinë e Maqedonisë, në shenjë proteste për gjendjen, të cilën ai e vlerëson, të vështirë në vendin e tij.

Mediumet bullgare njoftojnë se Kazashki ka deklaruar se e ka humbur shpresën se gjendja në Bullgari do të përmirësohet,  në një të ardhme të afërt, transmeton A1.on, Ai ka thënë se kombi po shkrihet si bora,  në mot të ngrohtë,duke iu referuar largimit të të rinjve nga vendi.

Gazetari  bullgar, ka thënë për mediat bullgare, se ai ka vendosur të kërkojë shtetësinë e Maqedonisë, sepse ky vend i është dukur më i afërt, ndërkohë që Turqia nuk i konvenon, sepse është i krishterë, kurse Greqia dhe Rumania nuk i pëlqejnë.

Më tej, në arsyetimin për marrjen e këtij vendimi, Kazhanski përmend faktin që në Bullgari,  pensioni  minimal është 150 leva ndërsa në Maqedoni 140 euro. Për më tepër, Kazashki, thekson se ka qëndruar në Ohër, Shkup dhe Manastir dhe i kanë pëlqyer këto vende.

Lajme të ngjashme

Back to top button