RMV, 2 mijë euro dënime për studentët të cilët festuan në grup pasi e kaluan provimin e anatomisë, propozoi Prokuroria

Për shkak mosrespektimit të rregullave shëndetësore në kohë pandemie, Prokuroria ka paditur 28 të rinjtë të cilët festonin kalimin e provimit në lëndën e anatomisë, transmeton Portalb.mk.

“Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur padi penale për dënimin e gjithsej 28 personave për vepër penale – mosrespektimin e protokolleve shëndetësore në kohën e epidemisë, e dënueshme në bazë të paragrafit 1 nga neni 206 në Kodin Penal”, raportojnë nga Prokuroria.

Prokuroria sqaroi që personat janë nga mosha 20 deri 21 vjet, të cilët më 21 maj po festonin në orët e hershme të mëngjesit për shkak kalimit të provimit të anatomisë. Vlerësohet që ata kanë vepruar në kundërshtim me protokollet e caktuara mjekësore për parandalimin e virusit korona.

Prokuroria deri te Gjykata Penale në Shkup ka propozuar dënime në vlerë prej 2 mijë euro për pjesëmarrësit në këtë grupim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button