RMV, objektet e paligjshme nga “Shkupi 2014” nuk do të përfshihen me vendimin e ri ligjor për legalizimin e objekteve të paligjshme

Objektet e paligjshme nga “Shkupi 2014” nuk planifikohet me ligjin të legalizohen, siç nuk janë planifikuar objektet e paligjshme në zonën e mbrojtur në pajtim me planin në rajonin e Ohrit për shkak të UNESKO-s. Me moslegalizimin e objekteve të tilla pritet të përfundojnë procedurat ligjore që të bëhet mënjanimi i tyre, theksoi sot kryeministri Zoran Zaev, transmeton MIA.

Ai shtoi se në pajtim me kategorinë ndërtim i parë, kompetente është Ministria e Transportit dhe Lidhjeve gjegjësisht Inspektorati Shtetëror i Ndërtimit ndërsa për kategorinë e dytë dhe ndërtime të tjera kompetente janë vetë komunat.

“Nuk ka legalizim pasi bëhet fjalë për objekte me kate, nuk janë shtëpi individuale. Bëhet fjalë për objekte me kate, të cilat nuk janë futur në ligj. Gjithsesi se kjo ka të bëjë edhe për Ohrin. Që të dihet, jashtë zonës së mbrojtur
në Ohër, në zonat të cilat janë të lejuara, jashtë planit për menaxhim me Ohrin, lejohet legalizimi, gjithsesi nëse kanë ngelur ndërtime ilegale në rajonin e Ohrit”, theksoi kryetari i Qeverisë.

Rreth projektligjit të ri për legalizimin e objekteve të paligjshme, Zaev tha se mbetet në parimet e veta, të jenë responsivë dhe ta dëgjojnë opinionin. Kjo është shumë e rëndësishme, siç tha, edhe pse jam i bindur se ligji edhe si i tillë mund t’i përmbushë pritshmëritë e qytetarëve dhe qëllimin për të cilin është propozuar nga Qeveria.

“Edhe një herë ta përmend, nga ligji janë përjashtuar banesat kolektive. Në ligj janë gjetur zgjidhjet e atyre qytetarëve të cilët janë nën pragun e varfërisë dhe që nuk kanë pasur para me zgjidhjen ligjore paraprake t’i legalizojnë shtëpitë dhe objektet që i kanë. Tani kemi gjetur zgjidhje falas këtë ta bëjnë të gjithë pranuesit e asistencës sociale dhe njëherësh ta legalizojmë edhe infrastrukturën shtetërore”, potencoi Zaev.

Kryeministri tha se arsyet për sjelljen e ligjit janë të qarta, pasi mosjellja e ligjit, do të thotë largim i menjëhershëm, gjegjësisht veprim sipas ligjeve.

“Qeveria e autorizoi ministrin e Transportit dhe Lidhjeve të hapë debat publik me organizatat qytetare dhe grupet parlamentare dhe të gjitha këto sugjerime të futen. E para ajo që mbërrin tek qytetarët, organizatat qytetare dhe një pjesë e deputetëve është mundësia për legalizimin e shtëpive si shtëpi banimi, gjegjësisht të gjitha shtëpitë që janë shtëpi banimi, bashkë me 1 majin 2021 që ta fitojnë mundësinë e legalizimit. Sugjerimi i dytë i cili ka ardhur është ndalesa e plotë në parqet nacionale dhe rajonet e veçanta të mbrojtura, ku në parqet nacionale kemi mbrojtje rigoroze, kemi kushtëzim dhe zhvillim të qëndrueshëm. Mosbesimi në institucion të japë mendim pozitiv ose negativ për ndërtim ose legalizim në rajonet e mbrojtura dhe parqet nacionale e kemi dëgjuar nga qytetarët dhe prandaj e kemi për qëllim ta pranojnë sugjerimin për ndalesë rigoroze në parqet nacionale dhe zonat e mbrojtura të mbrojtjes së rigoroze dhe zonën e dytë të mbrojtjes së kushtëzuar”, theksoi kryeministri.

Shteti, shtoi duhet të vazhdojë t’i zgjidhë problemet e qytetarëve.

“Është shumë lehtë të themi se nuk legalizojmë, por duhet të jepen përgjigjet se çfarë me ndërtimet e paligjshme. Vërtetë janë shumë mbi 50.000 objekte”, theksoi Zaev.

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth asaj nëse para se të shtrohet vendimi ligjor do të bëhet kategorizimi i objekteve të paligjshme, gjegjësisht grumbullimi i të dhënave për numrin e saktë të tyre, tha se nuk është i sigurt nëse komunat kanë kapacitete të tilla që të munden sot të bëjnë regjistra të cilat do të zgjasin me muaj dhe vite, që më pas kur të sillet ndonjë vendin ligjor, një pjesë e këtyre qytetarëve të mos i plotësojnë kushtet ose mbase një pjesë e tyre nuk dëshirojnë të shtrojnë kërkesë për të vendosur në kornizë ligjore objektin e tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button