Qeveria: Me Ligjin për objektet pa leje do të parandalohen ndërtimet e egra

Me Ligji për marrje të statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje që dje u miratua në Kuvend, do të zgjidhen ndërtimet e egra urbane, thonë nga Qeveria. Është e gabuar teza se do të munden të gjithë dhe gjithçka të legalizohet në çdo zonë, theksojnë nga Qeveria dhe shtuan se në ligj është e precizuar saktë se ku dhe cilat objekte mund të legalizohen, transmeton Portalb.mk.

“Që të legalizohet në zonë të mbrojtur duhet të merret pajtueshmëri nga organi kompetent, ministria apo institucion tjetër se ndërtimi nuk e rrezikon atë zonë. Ligji është harmonizuar edhe me opozitës, me çka janë pranuar edhe disa amendamente të tyre në Kuvend dhe janë integruar në to. Me ligjin parandalohen ndërtimet e egra urbani me çka, rritet çmimi i legalizimit me plus 50 përqind nga shërbimet themelore me çka dekurajohen të gjithë ata të cilët mendojnë të ndërtojnë ilegalisht”, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Sipas tij, zgjidhjet ligjore do të vlejnë për të gjitha zonat e mbrojtura në vend.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button