Shoqata e arkitektëve të Maqedonisë kundër ri-miratimit të Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje
Shoqata e arkitektëve të Maqedonisë është kundër miratimit të Ligjit për legalizimin e objekteve pa leje. Sipas tyre, i njëjti i pezullon të gjitha rregulloret e vlefshme të planifikimit urban që kujdesen për cilësinë e hapësirës së ndërtuar dhe jep sinjal të gabuar se ndërtimi i paligjshëm nuk do të ndëshkohet, përcjellë Portalb.mk.
“Nëse përkundër të gjitha arsyeve të theksuara, miratohet Ligji për përcaktimin e statusit Ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme, insistojmë në ligj patjetër të përfshihet nevoja për zbatimin e të gjitha procedurave të nevojshme për marrjen e lejes së ndërtimit. I ftojmë kolegëve nga Oda e inxhinierëve të ndërtimit dhe shoqatave të tjera profesionale që të na mbështesin në këtë nismë”, thonë nga Shoqata e arkitektëve.
Sipas tyre, ligji për përcaktimin e statusit ligjor të objekteve të ndërtuara në mënyrë të paligjshme është në kundërshtim me ligjet në fuqi për planifikimin urban dhe ligjin për ndërtim pasi negon thelbin e tyre në lidhje me procedurat e vendosura për planifikimin strategjik dhe organizimin e hapësirës ndërtimore dhe menaxhimin dhe mbrojtjen e burimeve natyrore.
“Në mënyrë shtesë, me zgjidhjet e këtilla ligjore anulohen të gjitha procedurat profesionale nga plani në ndërtim, diçka që duhet të garantojë statusin ligjor dhe të sigurt të secilës ndërtesë, gjatë së cilës nuk guxon assesi të eliminohet aspekti i ruajtjes së interesit as private dhe as publik. Objektet e ndërtuara në mënyrë të paligjshme problematizojnë zbatimin e planeve të detajuara ligjore dhe gjenerojnë probleme hapësinore, infrastrukturore, por edhe financiare në rast të prishjes së tyre dhe kompensimit të ndërtesave tashmë të legalizuara”, thonë arkitektët.
Ndërkohë, një pjesë e ligjit, i cili u miratua në 11 maj me 72 vota “për” nga shumica e deputetëve nga qeveria dhe opozita, sipas Pendarovskit parashikon amnisti të fshehur, e cila është gjithashtu antikushtetuese dhe të njëjtin nuk e dekretoi duke e kthyer kështu mbrapsht në Kuvend.
Qeveria nga ana tjetër shprehet se ky ligj duhet të miratohet pasi ka familje të cilat nuk i kanë legalizuar shtëpitë e tyre.
- LEXO: Boçvarski: Ligji për legalizimin e objekteve pa leje nuk është ideal, por do të kërkojmë zgjidhje për përmirësimin e tij
- LEXO: Zaev: Qeveria do të vazhdojë me diskutimin për Ligjin për ndërtimet e egra
- LEXO: Zaev: Ligji për ndërtimet e egra do të kthehet në Kuvend, duhet t’i shpëtojmë shtëpitë e të varfërve
- LEXO: Pendarovski nuk ka nëshkruar dekretin për Ligjin për legalizimin e objekteve pa leje: Është kundër Kushtetutës dhe interesit publik
- LEXO: Organizatat qytetare i kërkuan Pendarovskit që të mos e nënshkruajë ligjin për ndërtime pa leje
- LEXO: Vendimi skandaloz i Kuvendit: Me miratimin e ligjit për legalizimin e objekteve ilegale mund të jetë votuar amnistia e Stevçe Jakimovskit
- LEXO: Me ligjin e ri për ndërtimet e egra shpëtojnë Llatasi, Stevço dhe ndërtuesit te QT Mavrovaska dhe ambasada amerikane
- LEXO: Kuvendi i RMV votoi ligjin për legalizimin e objekteve pa leje
- LEXO: RMV, miratimi i ligjeve të reja për legalizimin e objekteve ilegale nuk do të zgjidh problemin