U pastruan dy deponi të egra në Komunën e Çairit

Ekipet e NP Higjiena Komunale sot pastruan dy deponi të mëdha të egra në Komunën e Çairit, përkatësisht në Tophanë dhe në afërsi të stadiumit në Çair. Në deponitë qytetarët të pandërgjegjshëm kanë hedhur mbeturina ndërtimore si dhe mbeturina të përziera komunale, njoftuan nga Qyteti i Shkupit, transmeton Portalb.mk.

Pastrimi i deponive në Çair

“Qyteti i Shkupi u bën thirrje qytetarëve të sillen në mënyrë të përgjegjshme me mbeturinat e tyre, të mos e hedhin në hapësira publike, sepse vetëm nëse sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme dhe i hedhim mbeturinat në mënyrë të duhur, d të krijojmë kushte më të mira dhe jetë më cilësore dhe do të kemi mjedis më të pastër dhe më të mirë”, thuhet në kumtesë.

Ky aksion ishte në koordinim me Komunën e Çairit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button