Kenani nga Prishtina e bën kampion Turqinë

Ndonëse duke luajtur në fanellën e përfaqësueses turke, Kenan Sipahi arriti që të jetë lojtari më i mirë i Kampionatit Evropian për grupmoshat U18 i cili u zhvillua në kryeqytetin e Letonisë, Riga.

Sipahi udhëhoqi Turqinë drejt triumfit në finale kundër Kroacisë, 81:74, duke e fituar edhe epitetin e MVP-së në këtë Evropian, shkruan Tribuna.

Kenani pati më së shumti pikë, kërcime e asistime në këtë ndeshje nga skuadra turke, duke treguar aftësitë e tij në duelin më të rëndësishme të Evropianit. Ai realizoi 19 pikë, pati 7 kërcime, teksa shtoi edhe gjashtë asistime.

Kenan Sipahi ka lindur në Prishtinë, ndërsa nga viti 2010 është në Turqi si basketbollist profesionist duke luajtur për ekipin Tofa? Bursa. Ai me reprezentacionin e Turqisë në vitin 2011 me po të njëjtin ekip fituan medaljen e bronztë të kampionatit Evropian që u mbajt në Wroclaw të Polonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button