Skënderbeu luan për të gjithë shqiptarët

Shqiptarët kanë filluar të ëndërrojnë. Jo vetëm skuadra e Skënderbeut, qyteti i Korçës apo Shqipëria, por gjithë populli shqiptar i ka sytë në Kazakistan në ndeshjen mes Shakhter Karagandy dhe Skënderbeut, duel ky që do të luhet sot me fillim në orën 15:00.

Korçarët pasi kanë kaluar skuadrën e Neftchit në raundin e dytë, nuk janë ngopur pasi dëshirojnë të kalojnë edhe raundin e tretë dhe të përballen me ndonjë prej skuadrave të mëdha evropiane si Milan, Arsenal, Schallke 04, Lyon apo PSV Eindhoven, shkruan Tribuna.

“Ujqërit” kanë udhëtuar drejtë Kazakistanit me motivin më të madh që të arrijnë një rezultat pozitiv për ta pasur edhe më të lehtë ndeshjen e kthimit e cila do të zhvillohet në “Qemajl Stafa”.

Lajme të ngjashme

Back to top button