Komiteti i Helsinkit, lustrimi mjet për t’i luftuar kundërshatrët

Raporti më i fundit  i Komitetit të Helsinkit,  e konsideron lustrimin si një proces që shfrytëzohet për të luftuar kundërshtarët politikë dhe gjithë ata që kanë qëndrim kritik ndaj politikave të qeverisjes aktuale.

Raporti gjithashtu kritikon, atë që Komiteti i Helsinkit e konsideron, kryerje jo profesionale këtij procesi në dëm të nderit dhe reputacionit  të qytetarëve, ndërkohë që në këtë kontekst përmend rastin e Petar Karajanov, për të cilin Komisioni për Verifikimine Fakteve ka konstatuar se “ka bashkëpunuar me organet e Sigurimit Shtetëror, në rolin e bashkëpunëtorit të fshehtë”, me ç’rast si dëshmi të aktiviteteve të tij është shfrytëzuar dosja e një personi tjetër, me të njëjtin emër dhe mbiemër.

“Procesi i lustrimit në Maqedoni, me këto akte,  iu shmang plotësisht bazës së tij morale dhe është në kundërshtim të plotë me të gjitha standardet, mbi të cilat duhet të zhvillohet ky proces. Ai është bërë shembull klasik i një procesi inkuizicioni, në të cilin personat e akuzuar nuk dëgjohen aspak dhe nuk e gëzojnë të drejtën e mbrojtjes”, thuhet ndër të tjera në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Lajme të ngjashme

Back to top button