Ganiu nuk përmbushi premtimin për objekt të ri për Qendër Rinore, komuna: Pandemia zvarrit proceset
Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, gjatë fushatës parazgjedhore, premtoi se do të rikontstruonte një objekt i cili do t’i dedikohet qëndrës rinore. Në kontratën e tij, Ganiu kishte premtuar edhe objekt të ri për qendër rinore, për të cilën kishte paraparë buxhet prej 15,300,000.00 den (250,819 euro).
Nga kjo komunë thanë për Portalb.mk se po bëhen përpjekjet maksimale për realizimin e projekteve që ka premtuar Ganiu dhe nuk janë realizuar deri më tani.
“Ashtu siç pjesa më e madhe e projekteve të premtuara tashmë janë realizuar dhe kanë filluar rrugën e realizimit, po bëhen përpjekjet maksimale edhe për fillimin e realizimit të projekteve të theksuara nga ana juaj”, thuhet në përgjigjen e kësaj komune.
Ata më tej kanë shtuar se zvarritja e këtyre projekte është shkaktuar nga situata me pandeminë, si dhe vërejtjet që vijnë nga Qyteti i Shkupit dhe Ministria e Transportit në lidhje me planet detale urbanistike.
“Duke e pasur parasysh situatën me pandeminë e virusit Covid 19, po punojmë me kapacitetin e lejuar në këto rrethana dhe me përkushtim maksimal për miratimin e planeve të reja detale urbanistike në përputhje me procedurat ligjore, të cilat do të na lejojnë edhe veprimin e mëtutjeshëm për realizimin e projekteve tjera të premtuara. Në lidhje me planet detale urbanistike, duhet theksuar se vërejtjet e Qytetit të Shkupit dhe Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve jepen kohë pas kohe dhe jo si një tërësi, gjë që na e vështirëson realizimin e projekteve të premtuara.”, theksuan nga Komuna e Çairit.
- LEXO: Komuna e Çairit ende nuk i ka dorëzuar kërkesat e përpunuara për ndërtimin e garazheve në kate
- LEXO: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa: Ganiu në këto 4 vite nuk ka realizuar projektet e premtuara (VIDEO)
- LEXO: Komuna e Çairit tre vite nuk ka arritur t’i përgatisë planet për garazhet në kate, Ministria e Transportit i ka kthyer kërkesat (VIDEO)
- LEXO: U vendos gurthemeli për ndërtimin e shtesës së SHFK “Ismail Qemali”, projekti do të realizohet me ndihmën e donatorëve (VIDEO)
- LEXO: Ganiu “harroi” premtimet për garazhe në kate dhe parkingje nëntokësore, veturat mbeten të parkuara në trotuare
- LEXO: Visar Ganiu nuk ka realizuar premtimet parazgjedhore për shkollat fillore “Imri Elezi” dhe “Kongresi i Manastirit”
- LEXO: U premtua gjatë fushatës zgjedhore, Sh.F “Ismail Qemali” nuk është rikonstruuar ende
- LEXO: Intervistë me kryetarin e Komunës së Çairit, Visar Ganiu: realizimi i disa projekteve nuk varet nga ne (VIDEO)
- LEXO: #DebatPernime për Zgjedhjet Lokale në Maqedoni, sonte në Çair (VIDEO)