RMV, romani më i mirë për vitin 2020 u shpëtblye me 150 mijë denarë, do të garojë në “Ballkanika”

Fondacioni “Sllavko Janevski” ka vlerësuar romanin “Dëshira të fshehta, udhëtime të shqetësuara” si romanin më të mirë të vitit 2020, duke ndarë 150 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Romani “Dëshira të fshehta, udhëtime të shqetësuara” nga autori Vladimir Jankovski është fituesi i çmimit “Romani i vitit” për vitin 2020.  Çmimin e letërsisë të cilin e ndan Fondacioni “Sllavko Janevski” këtë vit ndahet për herë të 22-të,  ndërsa “Antolog” nga Shkupi është botues i romanit fitues”, njoftojnë nga Ministria e Kulturës, duke sqaruar që ky libër do të marrrë npjesë në çmimin letrar ndërkombëtarë “Ballkanika” që do të mbahet në Tiranë më 26 dhe 27 tetor.

Në garën morën pjesë 40 romane, të cilat u vlerësuar nga juria e përbërë nga Olivera Nikolova, Zoran Ançevski, Kalina Maleska, Zhviko Grozdanovski dhe Katerina Bogoeva nga Fondacioni.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button