RMV, deri të hënën i hapur konkursi për paraqitjen e recensentëve për librat e shkollave të mesme

Mësimdhënësit do të mund të aplikojnë deri më 24 prill në Thirrjen për recensentë për tekstet shkollore në disa lëndë të shkollave të mesme, transmeton Portalb.mk.

“Aplikacioni mund të shkarkohet nga ueb faqja e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, ose të merret në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës-Shërbimi Pedagogjik, rr.  Kirili dhe Metodi nr. 54, Shkup”, sqarojnë nga Ministria për Arsim dhe Shkencë, duke theksuar që në adresë të njëjtë bëhet dorëzimi/

Në vitin e parë te shkollat e mesme kërkohet recensentët për librat e lëndës së Informatikës, Anatomisë dhe Fiziologjisë, Makinerisë, Komunikimit Teknik, Teknologjisë modern te sektorët ekonomik, Mineralogji dhe Mbrojtje e mjedisi jetësor dhe punës.

“Kryetarët duhet të jenë mësimdhënës nga fakultetet e mësimdhënies për lëndën mësimore për të cilën është dedikuar teksti shkollor dhe të kenë  paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie, ndërsa anëtarët duhet të jenë mësimdhënës të shkollës fillore adekuat  për lëndën mësimore  për të cilën është dedikuar  teksti shkollor dhe të kenë të  paktën 10 vjet përvojë të punës në mësimdhënie”, sqarojnë nga Ministria.

Në vitin e dytë kërkohen recensentë për librin e gjuhës maqedonase, fizikës, sportit, menaxhmentit, gjeologjisë, xehetarisë, metalurgjisë, gjeoteknikës, hidroteknikës, bazat e projektimit, gjeodezi, grafik, softuer, elektriket etj. Konkursi është i hapur edhe për tekstet shkollore në vitin e tretë dhe të katërt.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button