RMV, regjistrimi i popullsisë do të fillojë më 1 prill, do të respektohen masat mbrojtëse, shprehen të vendosur nga ESHS
Enti Shtetëror i Statistikave sqaroi që nuk ka kërkuar anulimin e regjistrimit të popullsisë për 1 prill, duke u shprehur të vendosur për realizimin e këtij procesi nga 1 prilli, transmeton Portalb.mk.
“ESHS i mohojmë shënimet në disa medie se kërkon prolongimin e Regjistrimit për shkak gjendjes së virusit korona”, deklarojnë nga Enti.
Për realizimin e regjistrimit, theksojnë që janë duke punuar me nxitim për aktivitetet në teren që janë në përputhje me afat e planifikuara.
“Gjitha masat e planifikuara me Protokollin e miratuar nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Qeverisë së RMV-së po respektohen dhe me ato garantohet siguri te të gjithë qytetarët pjesëmarrës në Regjistrim”, deklarojnë nga Enti.
Ndryshe, lajmet e rreme dhe tendenca për dështimin e procesit të regjistrimit kanë për qëllim humbjen e kredibilitetit të procesit dhe bëhen edhe për shkak të frikës së numrit real të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, kështu vlerëson profesor Jeton Shasivari, sipas të cilit, duhet të ketë kujdes kushdo që bën thirrje për bojkot të procesit, në të kundërtën, të përgatitet që qytetarëve të ua paguajë gjobat që parashihen në Ligjin për Regjistrim për refuzim të dhënies së të dhënave nga ana e qytetarëve.
Ndërkaq, regjistrimi i popullsisë pritet të realizohet në periudhën prej datës 1 deri më 21 prill të vitit 2021. Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë apo në vitin 2011, ai nuk u mbajt për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve që janë jetojnë përkohësisht jashtë vendin, e që shumica prej tyre janë shqiptarë. Ishin shpenzuar dy milionë euro, ndërsa pati edhe një procedurë parahetimore kundër dy drejtuesve të koalicionit të atëhershëm qeveritar, Nikolla Gruevskit dhe Ali Ahmetit për ndërprerjen e regjistrimit, por kjo procedurë ka përfunduar pa epilog gjyqësor.
Me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur Kuvendi votoi ligjin për regjistrimin e popullsisë dhe amvisërive në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Për këtë ligj debati përfundoi javën e kaluar, por për shkak të mungesës së kuorumit, votimi ishte prolonguar.
- LEXO: “E Majta” me fushatë për bojkot të regjistrimit “Mos e hap derën”
- LEXO: Mickoski nga Klinika Infektive u shkruan letër ambasadorëve: Regjistrimi në shtator, zgjedhjet lokale në nëntor
- LEXO: Deri më tani janë regjistruar 32.752 mërgimtarë
- LEXO: RMV, deri sot janë regjistruar mbi 10.000 qytetarë- nuk është hakuar Aplikacioni, thonë nga EShS
- LEXO: RMV, regjistrimi filloi, të burgosurit, ushtria, diaspora, njerëzit e pastrehë dhe diplomatët regjistrohen të parët
- LEXO: Sot filloi regjistrimi i mërgimtarëve
- LEXO: RMV, faza e parë e regjistrimit të popullsisë fillon më 1 mars
- LEXO: Mariçiq: Eurostati konfirmoi se Ligji dhe metodologjia për regjistrim janë në përputhje me standardet evropiane
- LEXO: RMV, Enti i Statistikave ka shpallur konkurs për regjistrues dhe instruktorë
- LEXO: Bojkoti i regjistrimit të popullsisë – instrument politik që standardet ndërkombëtare as e njohin e as e kanë parë
LEXO: VMRO-ja u mburr që arriti të grumbullojë 2,5 herë më shumë nënshkrime kundër regjistrimit se sa është e nevojshme
LEXO: Simovski kërkoi falje: Gabim kam thënë që familjari nuk mundet ta tregojë gjuhën dhe përkatësinë etnike të familjarëve tjerë