Deri më tani janë regjistruar 32.752 mërgimtarë

Enti Shtetëror i Statistikave njofton se deri më tani janë regjistruar 32.752 persona nga diaspora. Regjistrim i mërgimtarëve ka filluar në fillim të muajit, nëpërmjet aplikacionin online të ESSH-së. Prej atje nëpërmjet kumtesës njoftojnë se numri i rasteve të regjistruara rritet çdo ditë. Mërgimtarët mund të vetëregjistrohen deri më 21 prill, njofton Portalb.mk.

“ESSH çdo ditë e ndjek procesin dhe është në komunikim të vazhdueshëm me mërgimtarët e RMV-së. Problemi me marrjen e porosisë kthyese në kohë për hyrje në aplikacion është tejkaluar dhe aplikacioni funksionon pa ndalesa. Vetëregjistrimi për një person zgjat vetëm 10 minuta dhe fare nuk është i komplikuar. I inkurajojmë dhe motivojmë mërgimtarët që të ndajnë pak kohë dhe të vetëregjistrohen”, thuhet në kumtesën e ESSH-së.

Mërgimtarët të cilët nuk do të regjistrohen online, atë për ato mund ta bëjë ndonjë i afërt i familjes kur të fillojë regjistrimi në terren, gjegjësisht prej 1 prillit dhe i cili do të zgjatë deri më 21 prill.

Ndërkohë, po bëhen përgatitjet për fazën kryesore të regjistrimit nga 1 Prilli deri në 21 Prill. Nën moton “Këtu jetoj, vendosi, ekzistoj”, filloi fushata për kryerjen e regjistrimit të ardhshëm. Fushata u krijua dhe zbatua nga Agjencia për realizim të të drejtave të komuniteteve në vend, me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Në fushatë janë përfshirë edhe përfaqësues të bashkësive etnike në vend, e me të qytetarët do të informohen për regjistrimin e ardhshëm.

ESHS e ka filluar trajnimin disa ditor, që do të zgjasë deri më 7 Mars, e në të cilin do të trajnohen 150 instruktorë shtetërorë, të cilët janë gjithashtu nga radhët e punonjësve të Entit shtetërore të statistikave. Në trajnim, përveç pjesës teorike do të ketë edhe ushtrime praktike. Pas përfundimit të trajnimit, instruktorët shtetërorë e kanë detyrim të mbajnë trajnim për anëtarët e komisioneve të rajoneve të regjistrimit dhe të instruktorëve rajonalë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button