MPB: Orën policore e kanë shkelur 12 persona, 408 sanksione për mosmbajtje maskë

Ministria e Punëve të Brendshme, njofton se mbrëmë prej 22:00 deri në orën 05:00 12 persona nuk e kanë respektuar orën policore, gjegjësisht ndalesën për lëvizje, njofton Portalb.mk.

“Mbrëmë, një pjesë e udhëheqësisë së MPB-së, e udhëhequr nga ministri Oliver Spasovksi, ka bërë vëzhgim në zbatimin e kufizimit të lëvizjes në Shkup, Tetovë, Kumanovë, Veles dhe qytete tjera. Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet e nevojshme, kontrolli i kufizimit të lëvizjes të zbatohet sipas vendimit të Qeverisë”, njofton MPB.

Derisa gjatë ditënatës së fundit, në territorin e RMV-së, 408 persona janë gjobitur për mosmabjtje të maskës në fytyrë. Nga MPB apelojnë deri te qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e Qeverisë dhe bashkë të kontribuojmë në parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

 Portalb.mk, mbrëmë ishte ishte në Komunën e Çairit për të vëzhguar situatën e zbatimit të orës policore.

Sipas asaj që pamë, kryesisht mbizotëronte situatë e qetë, me përjashtime të vogla. Policia ishte e vendosur në udhëkryqet kyçe dhe i kontrollonte me radhë veturat të cilat kalonin nëse kanë leje për qarkullim.

Portalb.mk ju sjellë foto-galeri nga ora policore në Çair:

This slideshow requires JavaScript.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancë të shkurtër në të cilën është miratuar vendim në lidhje me përjashtimet të cilat kanë të bëjnë me lejet për lëvizje gjatë kohës së orës policore. Sipas vendimit, do t’u lejohet qarkullimi operatorëve ekonomik që kryejnë eksport, import ose transit të mallrave, nëse për mallin është dhënë dokument transportues T1 ose TIR, ose dokument të shoqëruar transportues IPD.

Ndryshe prej mbrëmë ka hyrë në fuqi ora policore, e cila do të zgjatë deri më 22 mars në orar prej 22:00 deri në 05:00.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button