Cilat janë gjobat për mosrespektimin e orës policore që fillon sonte?

Vitin e kaluar, më 22 mars, për arsye të mbrojtjes nga koronavirusi, në vend u vendos ora e parë policore e cila fillonte nga ora 21:00 deri në orën 6:00 të mëngjesit, njofton Portalb.mk

Atëkohë Prokuroria Publike doli me njoftim se do t’ju përgjigjen me burg deri në një vit të gjithë atyre që nuk e respektojnë orën policore, pasi do të konsiderohen se po përhapin infeksionin.

Qytetarët do të akuzohen për vepër penale sipas nenit 206 të Kodit Penal – Mosveprim sipas rregullave shëndetësore në kohë epidemie.

“Për paragrafin 1 të nenit 206, për çka është paraparë përgjegjësi e personit fizik, është parashikuar gjobë në para ose me burgim deri në një vit, ndërsa në paragrafin 2, nëse veprën e ka kryer person juridik, është parashikuar gjobë deri në 30 milion denarë (rreth 490.000 euro)”, informonte Prokuroria Publike.

Sonte fillon ora policore, e cila do të zgjasë nga ora 22:00 deri në 5:00 të mëngjesit, ndërsa janë paraparë të njëjtat gjoba.

Masa do të zgjasë deri më 22 mars, ndërsa a do të ketë zgjatje të saj do të varet nga situata epidemiologjike që është përkeqësuar.

Dje janë regjistruar 872 raste të reja, kurse nga fillimi i epidemisë janë regjistruar 108.350 raste.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button