Mariçiq: Do të bëhen ndryshime ligjore që të digjitalizohet gjyqësori

Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq në fjalimin hyrës të debatin publik për propozim ndryshimet për Ligjin për Procedurën civile, tha se përveç zvogëlimit të lartësisë së gjobave në para për pjesëmarrësit për procedura, me këto ndryshime hapet edhe mundësia për digjitalizim të gjykatave, njofton Portalb.mk.

“Gjykata mund të vendos që seancat të mbahen në distancë, gjegjësisht online, ose në atë mënyrë të nxirren provat e ndara. E re e madhe është mundësia e cila hapet për t’u mbajtur debatet publike nëpërmjet rrugës elektronike, sipas vlerësimit të gjykatës, a në rast të ekzistimit të rrezikut nga anulimi ose kur  ekzistojnë pengesa juridike ose reale. Incizimi nga seanca ose prova e nxjerrë paraqet procesverbal në formë elektronike. Njëkohësisht, dorëzimi elektronik i dokumenteve është më i thjeshtë. Ligji harmonizon paraqitjen në formë elektronike dhe të dhënat dhe forcën provuese të dokumenteve në formë elektronike, gjë që e thjeshton dërgimin elektronik”, tha Mariçiq.

Ministri tha se Bashkimi Evropian dhe vende tjera mike të shtetit tonë, tanimë janë paraqitur mbështetje të digjitalizimit të gjykatave.

Nga Ministria e Drejtësisë thonë se ky propozim ligj është si rezultat nga diskutimi publik dhe komentet e shumta dhe vërejtjet që janë pranuar dhe futur në tekstin e ligjit.

Ideja për gjykim online u hodh në opinion pasi që shumë gjykime filluan të anuloheshin pasi që, disa prej palëve të përfshira në proces ishin infektuar me KOVID-19, apo kishin qenë të detyruar në mbylleshin në izolim për shkak të kontakteve me të infektuar.

Zvarritja e proceseve gjyqësore, mund të çojë edhe deri në vjetërsimin e lëndëve dhe kryerësit eventual të veprave penale të mos përgjigjen përpara ligjit. Kjo më tepër theksohet duke e pasur parasysh që shumë lëndë të ish Prokurorisë Speciale janë zvarritur me vite të tëra, me arsyetime banale me qëllim që të vjetërsohet lënda.

Për zvarritjen/vjetërsimin e lëndëve, po punon edhe Këshilli Gjyqësor i cili i ka angazhuar kryetarët e gjykatave që të kontrollojë se kush dhe pse ka lejuar të vjetërsohen lëndë të caktuara. Për shkak KOVID-19, Këshilli Gjyqësor e anuloi konferencën, në të cilën do të duhej që të ftohen të gjithë krerët e gjykatave për të diskutuar për këtë çështje.

Reformat në pushtetin gjyqësor vazhdojnë të jenë pika e zezë e  të gjitha pushteteve të deritanishme, të cilat nuk arritën që ta ndajnë nga ndikimet politike. Pandemia e virusit korona i la në hije këto reforma, të cilat përveç se janë të rëndësishme për vetë funksionimin e shtetit ligjor, janë dhe kusht i domosdoshëm për anëtarësimin e vendit në BE.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button