MPB: Kemi marrë informacione nga Interpoli se në ‘TikTok’ bëhen thirrje për vetë-lëndim të të miturve
Ministria e Brendshme informon publikun se nga ana e Interpolit ka marrë informacion se në profilet e rrjetit social “TikTok” në Rusi dhe Izrael janë raportuar thirrje për vetë-dëmtim të të miturve, njofton Portalb.mk.
Ministria e Brendshme u bën thirrje qytetarëve, posaçërisht prindërve që t’i kushtojnë vëmendje aktiviteteve të fëmijëve të tyre në rrjetet sociale.
“Sipas njohurive aktuale, thirrjet e tilla nuk vijnë nga profilet në territorin tonë ose nga vendet fqinje, por u bëjmë thirrje për vigjilencë dhe mbikëqyrje me qëllim që të shmangen rastet e padëshiruara”, njofton MPB.